article

Ti e meriton një pushim PRIME!

Home Growth 5 Efficient Rules How to Organize Your Working Place

facebook1125

Udhëtimet dhe pushimet janë pjesa më e bukur e rutinës së secilit, freskia që sjellin, fryma e një kulture të re, ushqimet e ndryshme, bukuritë e rralla natyrore, takimi me njerëz nga e gjithë bota, janë vetëm disa nga shumë përfitime pozitive që u ofron një udhëtim.

E kush nuk e meriton një pushim fantastik, një pushim ‘PRIME’, sigurisht që secili prej jush, e me PRIME TRAVEL, pushimi juaj do të plotësojë çdo detaj të një pushimi ‘PRIME’.

Prime Travel ofron pushimet dhe udhëtimet e ëndrrave tuaja falë bashkëpunimeve të shumta me resortet dhe hotelet më të njohura, kësaj radhe në Turqi më konkretisht në: Alanya, Belek dhe Kemer.

Nëse e keni menduar Turqinë si destinacion të pushimeve tuaja dhe keni dëshirë që çdo kujtim i juaj të shndërrohet në kujtim ‘Prime’ atëherë çdo rezervim duhet ta bëni me Prime Travel.

Kjo për shumë arsye, sepse juve do t’iu ofrohet një gamë e gjerë zgjedhjesh rreth vendit dhe hotelit, gjithmonë duke u bazuar në mundësitë dhe dëshirat tuaja.

Paraprakisht duhet të jeni në dijeni se pavarësisht në qoftë se zgjedhni një hotel luksoz ose më pak luksoz, të gjitha janë të sigurta në aspektin e: dhomave, pishinave, plazheve, aktiviteteve rekreative, ushqimeve dhe gjithçka tjetër, pasi çdo hoteli i sugjeruar nga ekipa jashtëzakonisht profesionale e Prime Travel, është i sigurt dhe inspektohet para çdo sezone nga vet kompania.

Gjatë një ‘ekspedite’ shtatë ditore, ku dëshmitarë ishin jo vetëm media, por edhe agjentë të tjerë të turzimit dhe bashkëpunëtorë të Prime Travel, kanë inspektuar së bashku nga hapësirat e hoteleve deri tek kuzhinat dhe secili detaj i hoteleve në zonat e : Alanyas, Kemerit dhe Belekut.

Stafi i PrimeTravel ishin tejet të familjarizuar me menaxhmentin dhe pronarët e secilit hotel, një arsye më shumë pse duhet ta zgjedhni për aranzhimin e udhëtimeve tuaja.

Hotelet e inspektuara dhe të përzgjedhura nga Prime Travel që ju ofrohen juve këtë sezonë verore veçohen nga: cilësia, komoditeti, efikasiteti i hoteleve dhe interesantësia.

Ju do të gjeni dhoma standarde, familjare dhe french e gjithashtu edhe suita dhe vila varësisht çfarë ofron hoteli që përzgjedhni.

Në secilin hotel do të keni pishina, plazhin, pjesën për aktivitete rekreative dhe sport, SPA Center. Dhomat ofrojnë kushte të jashtëzakonshme, pastërti të lartë dhe secila prej tyre është e pajisur me mini bar ku çdo herë do të keni pije dhe “snacks” të freskëta.

Hotelet të cilat kanë plazhe më larg ofrojnë edhe transportin ditor, ndërsa sa i përketë ushqimit do të gjeni një shumëllojshmëri shujtash nga kuzhina turke por gjithashtu edhe nga kuzhina të huaja, kjo për shkak të diversitetit të mysafirëve dhe shijeve të tyre.

Ofertat Ultra All Inclusive përfshihen pothuajse në të gjitha hotelet, ku përveç shujtave ditore: mëngjesit, drekës dhe darkës, do të keni mundësi të shijoni pije të freskëta me dhe pa alkool e gjithashtu edhe snacks nga snack bar-et e caktuara të hoteleve dhe plazheve.

Me një fjalë pushimet tuaja do të jenë thjeshtë të paharrura falë Prime Travel dhe koleksionit të gjerë të bashkëpunimeve me hotelet më me nam në Turqi, vetëm për ju.

Pushime dhe kujtime ‘prime’ krijohen vetëm me Prime Travel.



about

Ti e meriton një pushim PRIME!

Udhëtimet dhe pushimet janë pjesa më e bukur e rutinës së secilit, freskia që sjellin, fryma e një kulture të re, ushqimet e ndryshme, bukuritë e rralla natyrore, takimi me njerëz nga e gjithë bota, janë vetëm disa nga shumë përfitime pozitive që u ofron një udhëtim.

View Post
about

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Panairi i Turizmit ATM – Dubai, apo Arabian Travel Market Dubai, hap dyert më 1 maj 2023, duke festuar kështu 30 vjetorin e themelimit me pjesëmarrjen e bizneseve të nivelit më të lartë nga industria e turizmit botëror.

View Post
about

Prime Travel – një ëndërr e realizuar për turizëm të brendshëm dhe të jashtëm

Udhëtimet dhe pjesa e pushimeve janë periudha më e këndshme e vitit. Shpesh ndodh të flisini e të planifikoni mes vete me shoqërinë, partnerin/partneren por edhe me familjen për organizimin e një udhëtimi të paharrueshëm por ende nuk e keni gjetur tour operator-in e duhur që t’ua lehtësojë procesin.

View Post
rounded_airoplane
smile
;